“Tetori Rozë” - Rama përsërit apelin e përvitshëm për gratë dhe vajzat: Merrni pak kohë dhe kujdesuni për veten

Në kuadër të atij që njihet si “Tetori Rozë”, apo muaji i ndërgjegjësimit të grave për rrezikun nga kanceri i gjirit, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me apelin e përvitshëm për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten.

“MIRËMËNGJES, dhe me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, apelon kryeministri Edi Rama.