Avokatët thirrje Ulsi Manjës: Mos e ekstradoni në Rusi Igor Kukunovin, sepse ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 12:08
Avokatët Ardian Visha dhe Ishuf Shehu thirrje qeverisë dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, “mos ekstradoni në Rusi Igor Kukunov”.
60-vjeçari mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin për lejimin për ekstradim, ndërsa tashmë fjalën e fundit e ka Ministria e Drejtesisë.
Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hirarkinë kriminale”.
Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

