Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Julian Meçe dëshon në GJKKO: Ishim në Dubai me Lentin (Plarent Dervishajn) kur morëm vesh se...

I ekstraduari nga Emiratet e Bashkuara Arabe Jualim Meçaj ka dëshmuar për herë të para SPAK-ut.

Në procesin që po zhvillohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, Meçaj u pyet për lidhjen e tij me të penduarin e drejtësisë Luftar Reci.

Përballë gjykatës Meçe tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

Julian Meçe: “Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës.

Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje.

Ai më tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë që e kishte organizuar Lulzim Berisha që pjesë e tryezës ishte edhe Julian Meçe.

Në këtë proces gjyqësor SPAK kërkon t’i dënojë për dy vrasje Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishën, Endrit Rusin dhe Endrit Taullai dhe Julian Meçe.

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Julian Meçe dëshon në
Ne foto: Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj