Çështja “Sinner” s’ka përfunduar! Numri 1 në Botë në tenis rrezikon dënimin. “Wada”: 23-vjeçari të pezullohet për 2 vite
Rihapet çështja e dyshimeve për doping të numrit 1 të botës në tenis Jannik Sinner. Agjencia Botërore e Antidopingut do ta ankimojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv.
Numri 1 në Botë në tenis 23-vjeçari Jannik Sinner, edhe pse u shpall pa faj nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit, vijon përballjen me drejtësinë.
Ccështja është rihapur dhe tenisti rrezikon dënimin për përdorim të dopingut. Agjencia Botërore e Antidopingut do ta ankimojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv.
Te Agjencia Botërore e Antidopingut “Wada” janë të bindur se gjurmët e Clostebol të gjetura gjatë një kontrolli në Mars të këtij viti në turneun e Indian Wells duhet të pasohen me një pezullim 1 deri në 2 vite për Sinner.
Sinner, rezultoi dy herë pozitiv për një steroid anabolik në mars, por më 20 gusht një gjykatë e pavarur vendosi se ai nuk ishte fajtor dhe nuk vendosi asnjë dënim.
Gjykata pranoi nga ana e tenistit Italian, i cili tha se pretendohet se kjo substancë e ndaluar ishte e pranishme aksidentalisht pas seancave të masazhit nga fizioterapisti, i cili kishte përdorur një medikament për shërimin e një plage në dorë.
Por, pavarësisht, kjo nuk ka bindur anti-dopingun ndërkombëtar duke kërkuar edhe shqyrtimin në CAS të Lozanës.
Jannik Sinner këtë vit mes shumë turneve ka triumfuar edhe në Australian Open dhe US Open. Në rast shpallje fajtor, atëherë do të ishte një goditje e rëndë për Sinner.


