Drama “His Three Daughters” në Netflix merr reagime pozitive nga shikuesit!

Drama “His Three Daughters”, e cila u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto vitin e kaluar, ka mbërritur në Netflix. Shikuesit në mbarë botën e kanë “përqafuar” këtë film në rrjetet sociale.

Drama filloi të shfaqej në kinema të caktuara amerikane në fillim të shtatorit të këtij viti, përpara se të dilte në Netflix. “His Three Daughters” aktualisht ka një vlerësim kritik prej 98% në Rotten Tomatoes dhe 89% nga shikuesit, ndërsa ka një vlerësim 7.2 në Imdb.