Përdorimi i IA për të mirën e njerëzimit, Demiri: Sa më shumë të përdoren mediat sociale, aq më shumë rëndësi marrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 09:51
I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur për përdorimin e IA për të mirën e njerëzimit, ishte eksperti i IT, Erion Demiri.
"Duhet të kuptojmë që sa më shumë që ne të jemi të ekspozuar ndaj kësaj që ne e quajmë 'hapësira kibernetike', aq më shumë ne mund të jemi pre e gjërave të tilla. Pra, sa më shumë që ne të përdorim "Whatsapp", media sociale, mënyra të ndryshme komunikimi, aq më shumë rritet mundësia që ne të jemi pre. Nuk duhet të merakoset askush, kur të vjen një mesazh i cili të duket pak i çuditshëm, ose zakonisht me kalimin e kohës është vënë re që mesazhet kanë fillar të vijnë me një shqipe më të pastër", tha eksperti.