VIDEO/ Tayna arrin majat, Kylie Jenner publikon këngën e saj në Instagram

Kënga “Si ai” e artistes së njohur, Taynës po vazhdon të dëgjohet përtej trojeve shqiptare.

Pasi u fshi nga të gjitha platformat dhe u rikthye duke grumbulluar qindra mijëra klikime në vetëm pak orë, një tjetër e papritur ka ndodhur së fundmi.

Suksesi i projektit "Si ai" nuk mbaron, pasi blogerja e njohur, Kylie Jenner ka postuar një video të sajën të shoqëruar me këtë këngë.