Robert Lewandowskit bën “mësuesin”, këshillon ylllin e ri Lamine Yamal…
Muajt e fundit, Lamine Yamal ka hyrë në një dimension të ri. Nga xhevahiri i FC Barcelona, 17-vjeçari anësor është bërë superylli i saj, ai që la gjurmë gjatë Euros së fundit. Me vrullin e turneut të tij gjerman, ndërkombëtari spanjol është në zenith, në një nivel stratosferik, edhe pse është në fgillim të sezonit.
"Unë tashmë e shoh atë lehtësisht si anësorin më të mirë në botë. Ai është 17 vjeç, një karrierë futbolli është e gjatë. Ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra se si e përfundon karrierën tuaj sesa si e filloni atë”,- e ka paralajmëruar Robert Lewandowski anësorin e ri Yamal.
Legjenda polake e këshillon yllin Lamine Yamal të jetë i kujdesshëm dhe të qëndrojë larg rrjeteve sociale. “Shpresoj që ai të jetë i fortë gjatë gjithë karrierës së tij dhe shpresoj që njerëzit që e rrethojnë do ta ndihmojnë të qëndrojë me këmbë në tokë, se ajo që thonë njerëzit nuk ka rëndësi, se është pjesë e jetës. Ai duhet të vazhdojë të argëtohet dhe t’u ofrojë gëzim tifozëve”, ka deklaruar Robert Lewandowski.
Për kujtesë, shtypi katalanas së fundmi zbuloi se të dy lojtarët mbanin marrëdhënie profesionale me respekt të ndërsjellë, por nuk janë miqtë më të mirë jashtë fushës së futbollit. Ndoshta çështje moshe…
