I mundur, por dhe i dëmtuar: Lopetegui largohet nga Anfield me paterica...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 08:17
West Hami i Julen Lopeteguit nuk po kalon një periudhë të lumtur. Skuadra londineze, aktualisht e katërmbëdhjeta në Premier League me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e para, u eliminua të mërkurën në Carabao Cup nga Liverpool, i cili fitoi me një rezultat elokuent 5-1.
Gjatë ndeshjes, kur rezultati ishte 3-1 për Reds, trajneri spanjol (i cili u bashkua me Wes Ham-in në verë) u dëmtua rëndë: shkak ishte një veprim i gabuar i Crysencio Summerville, i cili i shkaktoi një problem në pulpë të ish-trajnerit të Spanjës. Lopetegui u largua nga Anfield me paterica: një mbrëmje me të vërtetë për t'u harruar.
View this post on Instagram
