1 vit nga Banjska, Dashevci: Sulmi i 24 shtatorit përfundoi me fitoren e shtetit. Ishte nëna ime që më mori në telefon...

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Një vit më pas Arben Dashevci, ekspert sigurie në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” thekson se nuk ka asnjë dyshim që ai sulm përfundoi me fitoren e shtetit të Kosovës dhe të organeve të sigurisë në vend.

“Sigurisht që kur je njohës i sigurisë, definitivisht që e përjeton ngjarjen disi më shumë se të tjerët. Në aspektin qytetar dhe njerëzor kjo ka qenë goditja më e madhe që kam përjetuar. 

Më telefonoi nëna ime se ajo jeton afër urës atje. Ai ishte një sulm i pastër terrorist. Ishte me të vërtetë një ditë shumë e gjatë, por fati ynë ishte se ajo ishte ditë e fitores.

Pasi forcat tona të sigurisë aty kaluan provimin jetësor sa i përket organeve të sigurisë. Sepse njësitet tona elitare kanë pasur dy probleme atë ditë; Kishin probleme me atë grup diversantësh, kurse grupi tjetër terrorist ishin brenda një objekti të kultit fetar dhe të gjithë ne e dimë ndjeshmërinë e kultit fetar.

Pra, aty është vënë re një profesionalizëm i paparë në asnjë nga trupat e sigurisë të vendeve në Ballkan, pasi asnjë plumb atë në atë objekt të kultit nuk është shkrepur. Pra, u mirëmenaxhua krejtësisht shumë mirë nga ana e Kosovës”, u shpreh ndër të tjera eksperti i sigurisë Arben Dashevci.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË