Një rrugë në veri të Kosovës merr emrin e Afrim Bunjakut

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Qeveria në këtë mbledhje ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Qeveria ka emëruar Genc Metaj në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Qeveria ka emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.  Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.   Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.  Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.  Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës. Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”, thuhet në njofitm.