''I ka bërë dëmin më të madh shqiptarëve në rajon'', Ukaj: Afrimin e Vuçiçit me faktorin ndërkombëtar e ka bërë Rama

Analisti, Fidan Ukaj në një intervistë në Ora News u shpreh se afrimin e presidentit të Serbisë, Vuçiç me faktorin ndërkombëtar e ka bërë kryeministri Rama.

Ukaj: Serbia me 24 shtator i tregoi gjithë botës se nuk është për dialog dhe po ashtu nuk është për me shku drejt BE-së.

Duke provu me aneksu një pjesë të territorit të Kosovës jo shumë larg nga kjo ditë.

Kosova mori masa nga ana e BE-së, dhe jo shumë larg nga kjo ditë u pa fytyra e vërtetë e Serbisë e cila provoi përmes një grupi terrorist me ankesu një pjesë të territorit të Kosovës.

Faktori Ndërkombëtar nuk ka qenë shumë i sinqertë përsa i përket rastit të Banjskës.

Na kujtohet sa herë e pyesnim Stanon në lidhje me masat e mundshme që BE mund ti vendosë Serbisë, por ai thoshte që po presim një epilog përfundimtar nga hetimet.

Kur ky epilog përfundimtar doli dhe tanimë ka edhe aktakuzë ku implikohet Serbia dhe presidenti Vuçiç bashkë me 4-5 kriminelë tani dëgjojmë një reagim tjetër nga ana e BE-së, i cili thotë se ne do të presim gjykimin përfundimtar.

Nëse shohim spektrin politik shqiptar, derën e hapjes për presidentin Vuçiç, afrimin e tij me faktorin ndërkombëtar e ka bërë pikërisht kryeministri Edi Rama.

Do të thotë se dëmin më të madh të shqiptarëve në Ballkan dhe në rajon e ka bërë pikërisht kryeminsitri Rama me ato idetë e tij për ‘’Ballkanin e Hapur’’ duke e paraqitur presidentin Vuçiç një zëdhënës të Millosheviçit, duke paraqitur Vuçiçin si një person që ka ndërruar, si një person që dëshiron paqen e integrimin.