Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset shqiptari në Athinë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.

Nga të shtënat ka mbeturi i plagosur një shqiptar, i cili po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.