Zëdhënësja e PL-së, Memelli: Numri i të papunëve në vendin tonë sa vjen e rritet
Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli në një deklaratë për mediat u shpreh se numri i të papunëve në vendin tonë sa vjen e rritet.
Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli:
Përshëndetje!
Numuri I të papunëve në vendin tonë sa vjen e rritet.
Në një anketë të bërë së fundmi nga Barometri I Ballkanit për vitin 2024, u tregua një normë e lartë papunësie në mesin e te anketuarve në Shqipëri.
20% e të anketuarve rezultuan të papunë në vendin tonë, niveli më I lartë rajonal dhe me diferencë të madhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mesatarja rajonale e papunësisë ndërmjet të anketuarve është vetëm 11%.
Niveli më I ulët I papunësisë rezultoi në Kosove me vetëm 4%, në Serbi me 7%, Mali I zi me 9%, Maqedoninë e Veriut me 13 % dhe Bosnje me 11%.
Spas Barometrit të Ballkanit, Shqipëria ka nivelin më të ulët edhe të të punësuarve me pagë, ku nga të pyeturit, rezultuan vetëm 39%, ndërkohë që Kosova kryeson listën me 65% të të punësuarve me pagë.
Papunësia në Shqipëri është një nga problemet kryesore, që ka shtyrë mijra qytetarë të largohen nga vendi duke siguruar punë në vendet e Bashkimit Europian dhe kjo faktohet nga numri I lartë I lejeve të punës qe vendet e BE kanë dhënë për qytetaret shqiptarë 2 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Eurostat, 2 vitet e fundit janë dhënë nga vendet e BE- së 39 mije leje qëndrimi për herë të parë për ata që kanë ikur për të punuar, këto leje, në vitin 2013 zinin vetëm 12% të totalit, ndërsa ne vitet 2022-2023 zinin 25% të totalit.
Numri I lejeve të qëndrimit, të dhëna për here të parë nga vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët shqiptarë që duan të punojnë, ka shënuar rritje të ndjeshme qe mbas pandemisë, ku niveli më I lartë u arrit në vitin 2022 me 21 mije leje të dhëna dhe ne 2023, 17.6 mije leje.
Sipas EUROSTAT, vendet e Bashkimit Europian, kane dhënë për qytetarët shqiptarë, në vitin 2023 rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë, shifër qe kap nivelet më të larta që nga viti 2010, duke treguar kështu një përshpejtim të ritmeve të emigracionit në vitet e fundit.
Pyetja është, përse po largohen në masë qytetarët shqiptare?
Përgjigjen e dimë të gjithë:
Sepse në këtë vend, shteti nuk funksionon, qeveritarët nuk mendojnë për qytetarët, por për xhepat e tyre dhe këtë e kemi mëse të qartë nga skandalet e një pas njëshme, që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia apo siguria në vend.
Këto janë edhe arsyet përse qytetarët po largohen dhe po braktisin vendin dhe kjo është ekzaktësisht ajo cfarë kjo qeveri kërkon të bëjë, të shpopullojë Shqipërinë.
Por Partia e Lirisë, e impenjuar në maximum në realizimin e programit me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë +, nuk do lejoje një grusht oligarkësh të shpërbëjnë Shqipërinë.
Ndalimi I shpopullimit është prioriteti I parë në programin e Partisë së Lirisë.
Duke krijuar kushtet dhe duke I mbështetur qytetarët, emigracioni nuk do jetë më një alternativë për ta.
Suporti fillon nga nënat e reja.
- Pagat për nënat e reja në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.
- Do të trefishohet bonusi i bebes.
- Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura.
- Kredi për çiftet e reja, 20.000 mijë euro, ku interesat I paguan shteti.
- Ofrimi I shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi I fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura.
- Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.
- Shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen 5%,. Dhe shpenzimet për " shportën e bebes" do të rimbursohen 10%.
- Mbështetje falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit mbas lindjes së fëmijës.
- Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën.
- Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e shtatzënisë së sigurt dhe të shëndetshme.
- Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore deri në një vit për fëmijet e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
- Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë, për një periudhë 1- vjeçare, për femijet e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
- Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave, përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1- vjeçare.
- Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë.
- Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për cdo fëmijë.
- Sistemi i kateringut në kopshte dhe shkolla.
- 20,000 euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up.
- Faleminderit!.
