Platforma “Deputeti që Duam”/ Rama: Deri më tani janë kryer 215 aplikime

Kryeministri Edi Rama thotë se deri më tani janë kryer 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam” të Partisë Socialiste.

Përmes një video në rrjetet sociale, me mesazhet e disa prej aplikuesve, Rama shprehet se është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30 për SHQIPËRINË2030 ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.