Greqia dhe Qipro shtohen në listën "e zezë" të Rusisë: Imponojnë sjellje në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse
Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse, mes të cilave janë shtuar Greqia dhe Qiproja, u bë publike nga qeveria, pas një vendimi të kryeministrit Mikhail Mishustin.
Lista është një përsëritje e listës së vendeve "jomiqësore" ndaj Rusisë, siç është formuar pas vendosjes së sanksioneve të ndërsjella. Përveç Greqisë dhe Qipros, lista përfshin vendet e BE-së përveç Hungarisë dhe Sllovakisë dhe vendet e NATO-s përveç Turqisë.
Kjo listë përfshin gjithsej 47 vende dhe territore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e të ashtuquajturit “koalicioni perëndimor”, pra Japonia, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, por edhe Tajvani.
Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS duke cituar burime, lista erdhi si vazhdim i një dekreti të Vladimir Putin, sipas të cilit Moska tani e tutje do të ofrojë mbështetje humanitare, si dhe lehtësira për lëvizjen dhe vendosjen e tyre në Rusi për qytetarët e këtyre vendeve, të cilët ndajnë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse.
Dekreti i presidentit rus parashikon një procedurë të thjeshtuar për ata që nuk pranojnë qëndrimet destruktive neoliberale në vendet e tyre, të cilat janë në kundërshtim me vlerat tradicionale, për t'u zhvendosur në Rusi. Sipas burimeve diplomatike ruse, numri i qytetarëve perëndimorë ka arritur dhjetëra.
