Përmbytet Japonia qendrore/ Alarm për evakuimin e rreth 4 mijë banorëve të rrezikuar

Gadishullin Noto në Japoninë qendrore është përfshirë nga përmbytjet e mëdha. 40 mijë banorë mbeten në qiell të hapur, ndërsa rreziku mbetet konstant, pasi metereologët kanë parashikuar vazhdimin e reshjeve. Autoritetet po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, të cilët në fillim të vitit përjetuan tmerrin e një tërmeti, që la pas mbi 200 të vrarë.

Mijëra njerëz në katër qytete në Japoninë qendrore u urdhëruan të evakuoheshin, pas shirave të rrëmbyeshëm që nisën gjatë natës të shtunën.

Përmbytje të mëdha u regjistruan në Wajima, qytet i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm në muajin janar, duke e kthyer në një zonë me potencial të lartë rreziku, për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Shtëpi, rrugë dhe makina u zhytën në ujë edhe në qytete të tjera përreth!

2 persona të paktën rezultojnë të zhdukur, ndërsa 5 mijë e 500 familje vuajnë mungesën e energjisë elektrike, shkruajnë mediat lokale.

Autoritet thanë se po punojnë për evakuimin e 40 mijë njerëzve, të cilët janë ende pa një strehë të sigurt mbi kokë.

Gjendja në gadishullin Noto të Japonisë qendrore, u përkeqësua me daljen nga shtrati të tre lumenjve, në kohën kur reshjet e shiut arritën një rekord prej një 121 mm.

Sinoptikanët parashikojnë vazhdimin e reshjeve të shiut edhe për disa ditë të tjera, ndaj alarmi mbetet aktiv.

Wajima dhe Suzu, u goditen nga një tërmet me magntiudë 7.5 në natën e ndërrimit të viteve, që la pas 236 njerëz të vdekur dhe dëme të shumta materiale.