Rusia nuk ndalet me sulmet/ Zelensky në SHBA, shpreson të takohet me Trump

Forcat ruse filluan tre sulme të premten në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur 15 persona, përfshirë tre fëmijë. Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se katër nga të plagosurit ishin pacientë në spital.

Më tej në juglindje në rajonin e Kharkiv, në fshatin Kivsharivka, një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, tha policia rajonale.

Dhe në rajonin jugor të Khersonit, pjesërisht i kontrolluar nga forcat ruse, një grua vdiq në granatimet ruse të një zone jashtë qytetit kryesor të kontrolluar nga Ukraina, i njohur gjithashtu si Kherson.

Mediet bëjnë me dije se gjatë natës, raketat ruse goditën qytetin qëndror të Ukrainës, Kryvyi Rih, e cila vrau një djalë 12-vjeçar dhe dy gra të moshuara.

Kryvyi Rih, një qytet i madh prodhues çeliku, është pak më shumë se 40 milje nga territori më i afërt i pushtuar nga Rusia. Ai është goditur rregullisht nga sulmet ajrore.

Ukraina vijon përpjekjet për luftën kundër Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelenskiy do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur "planin e fitores" të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Ai tha se shpresonte të takohej me kandidatin republikan presidencial Donald Trump javën e ardhshme ku do të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme. Në axhendë presidenti ukrainas planifikon të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris që pritet të mbahen më 26 shtator.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një kredi deri në 35 miliardë euro për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev të premten, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin nga sulmet ruse dhe për ta ndihmuar atë të kalojë dimrin. Paratë pritet të përdoren për energjinë, mbrojtjen ajrore dhe prokurimin e armëve.