VIDEO/ Njeriu që ur*inoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe “kërcënoi” Sokol Sadushin, kandidat për kreun e Policisë së Shtetit
Ky që shikoni në këtë foto është Hajtulla Xhivini, i cili një ditë më parë ka shfaqur kandidaturën për të qënë pjesë e garës për drejtues të Policisë së Shtetit.
Por sipas verifikimeve ai rezulton një person me precedent penalë, pasi më datën 7 korrik të këtij viti ai u arrestua nga Policia e Tiranës pasi ka shantazhuar kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.
Ndaj tij është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “kanosja për shkak të detyrës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Po ashtu, ai ka bërë filmime me celular dhe ka kryer veprime të turpshme, duke urinuar para derës së Gjykatës.
Videon e këtij veprimi e ka shpërndarë në rrjetin social “TikTok”.
Ndërsa në një video të shpërndarë një ditë më parë vetë Hajrulla Xhivini është shprehur se ka hedhur garën për kreu e ri të Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
@shqiperiaeuropiane Hajrulla Xhivini drejtuesi i policise se shtetit Shqipëtar.
♬ Sword of the Spirit - Spiritual Warfare Music Epic

