FOTO+VIDEO/ Pse e mban Putinin në tavolinë? Rama për gazetarin italian: Më pëlqen ta shoh si kukull!
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për median italiane T7.
Ndërkohë që intervistohej nga gazetari Federico Markoni, ky i fundit e pyeti për një kukull me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin, që Rama mban në tavolinë.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se arsyeja se përse e mban, është sepse i pëlqen që Putin ta shohë si kukull.
“Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht”, shprehet Rama.

MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË FEDERICO MARCONIT ME KRYEMINISTRIN SHQIPTAR EDI RAMA
Gazetari: Faleminderit Kryeministër që pranove intervistë tonë.
Rama: Nuk mund të refuzoj kurrë gazetarët italianë, unë i dua.
Gazetari: Të gjithë, të gjithë ?
Rama: Të gjithë. Është një dashuri pa kushte.
Gazetari: Sepse jo të gjithë kryeministrat janë si ty.
Rama: Sepse ata nuk e dinë se ç’është dashuria.
Gazetari: Mund t’ia thoni Giorgia Melonit që refuzon të vijë në emisionin tonë?
Rama: Unë nuk refuzoj asnjë gazetar. Nuk refuzoj asnjë emision sepse ju bëni punën tuaj … sepse besoj se asnjë pyetje e juaja nuk është tendencioze.
Gazetari: Raporti me Melonin është i shkëlqyer. Ajo është e djathtë, ndërsa ju i majtë. Si lindi kjo shkëndijë mes jush?

Rama: Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian o çfarëdo. Është kryeministrja e një vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.
Gazetari: A mund të na thoni diçka rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë?
Rama: Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia.
Gazetari: Mesa di Kryeministër ju keni një miqësi të madhe me Massimo D’Alemën. A i keni kërkuar këshilla atij?
Rama: Massimo D’Alema është mentor për mua. Unë miqësinë me të e mbaj në zemër si një medalje nderi. Për ju është e vështirë të mendoni se nga vijmë ne. Unë jam rritur në diktaturë dhe e shikoja atë në televizion, pastaj ai u bë kryeministër, dhe u gëzova kur mësova se ai më konsideronte një mik.
Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, dhe ka shumë që mendojnë se do të jemi si Gjermania, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes.
Së fundmi gazetari pyeti Ramën se përse e mbante Putinin në tavolinë, ndërsa kryeministri u përgjigj se ” i pëlqente ta shihte atë si një kukull”.


