HIJE SKANDALI Zhduken tre të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, policia nis kërkimet

Tre adoleshentë janë larguar nga qendra sociale, në Elbasan. Rasti është denoncuar në policia nga përgjegjësi i kësaj qendre sociale, i cili ka theksuar se adoleshentët janë larguar pa gjurmë.

Tre adoleshentët janë të moshave 13 dhe 14 vjeç.

Policia po punon për gjetjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë.