Homazhet në nder të Gerti Bogdanit, kryetari i grupit parlametar të PS-së, Peleshi: Politikan model e qytetar shembullor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 11:53
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.
“Humbje e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo.
Aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor.
Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot.
Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare”, u shpreh ai.
