Policia reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit: Gerti Bogdani u gjet pa shenja jete!

Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

Në reagimin zyrtar bëhet e ditur se 44-vjeçari është gjetur pa ndenja, teksa konsumonte një kafe me miqtë e tij.

Ndonëse i është dhënë ndihma mjekësore, ish-deputeti demokrat nuk ia ka dalë dot.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.