Balliu: Më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke marrë shkas nga një takim i zhvilluar në selinë blu me drejtuesit e fushatës në Tiranë, apelon për bashkim të demokratëve.

Balliu teksa publikon pamjet nga takimi, thekson se është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet.

“Sot në takim organizativ me drejtuesit e Tiranës. Aksioni opozitar nuk do të ndalet në asnjë moment.

Sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet”, theksoi Klevis Balliu.

Balliu: Më shumë se kurrë është jetike bashkimi i