Andoni: “Olta Xhaçka” deligjitimoi gjithë sistemin e drejtësisë. Ja pse PS-ja "rrëzoi" shtetin dhe s'e lëshon atë
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot ku ka pasur sërish debate lidhur me vendimin e Kuvendit lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Mazhoranca u shpreh se, është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë.
Ndërsa opozita akuzoi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali duke theksuar se hodhi në erë Gjykatën Kushtetuese.
Lidhur me këtë ngjarje të rënd, ku Kuvendi refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe që ka shqetësuar jo pak partnerët ndërkombëtarë, në studion e lajmeve në “Ora Neës’, analisti Ben Andoni u shpreh se është fare e qartë se mazhoranca nuk do që ta lëshojë Olta Xhaçkën.
“Socialistët nuk duan ta nxjerrin Olta Xhaçkën, pasi sakrifikimi i saj do të thotë shumë për qeverinë socialiste. Sepse t’ia dorëzosh drejtësisë një individ të tillë është goditje shumë e madhe politike.
Por nga ana tjetër, problemi në këtë rast është se drejtësia në Shqipëri ka marrë një goditje shumë të madhe dhe çfarë do gjëje që të bëjë SPAK-u pothuajse sfumohet nga ky veprim i grupit parlamentar i PS-së, të cilët tashmë nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga ata të PD-së.
Me pak fjalë, mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë një handikap shumë të madh në vendin tonë që institucionet e pavarura nuk funksionojnë.
Mënyra se si socialistët e justifikojnë duke e çuar në Venecia ka nxjerrë dhe brishtësinë e institucioneve, pasi Komisioni i Venecias nuk ka fuqi ekzekutive, por vetëm opinion-dhënëse. Por ka fuqi të madhe morale, por një shtet sa më i konsoliduar të jetë aq më pak i drejtohet Komisionit të Venecias, ndërsa ne i drejtohemi për një çështje bajate, dhe llogariteni vetë se në ç’gradë jemi ne si shtet” u shpreh ndër të tjera Ben Andoni.
Në vijim ai parashtroi dhe argumentet se pse Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi nuk duhet të ketë më kryetar Sali Berishën.
“Më besoni për një gjë, që Sali Berisha do të jetë i rëndëësishëm deri në momentin e zgjedhjeve. Dhe pas tyre askush nuk do ta dojë më. Sepse z. Berisha nuk mund të jetë kryetar i një partie që kryetarin e ka “non-grata” dhe do ta bëjë atë të panjohur në arenën ndërkombëtare.
Dhe nga ana tjetër, ai do të mbështetet nga ata njerëz që do të futen tek lista e sigurtë e kandidatëve për deputetë. Pjesa tjetër askush nuk do ta dojë më dhe do të jenë vetë të parët që do ta godasin”, theskoi në analizën e tij Ben Andoni.
INTERVISTA E PLOTE ME BEN ANDONIN



