Dialogu Kosovë-Serbi/ Petkoviç e Bislimi sot në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë në takimin mes kryenegociatorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 12:05
Sot në bruksel pritet të mbahen takime në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë takime trepalëshe mes kryenegociatorëve të shteteve dhe ndërmjetësve evropianë.
Siç ka njoftuar një ditë më parë Qeveria e Kosovës, drejt Brukselitka udhëtuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi.
Por as Qeveria e as Brukseli nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë takime trepalëshe.
