Gjanaj: Konferenca e Vuçiçit, një lloj karikature e politikës së Jashtme serbe ndaj Kosovës

Politologu, Ramadan Gjanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se konferenca e Vuçiç nuk ishte gjë tjetër përveç se një lloj karikature e politikës së Jashtme serbe ndaj Kosovës.

Gjanaj: Në fakt ajo konferenca e Vuçiçit nuk ishte gjë tjetër përveç se një lloj karikature e politikës së Jashtme serbe ndaj Kosovës.

Ato kërkesat e Serbisë që i formuloi presidenti Vuçiç ishin të njëjtat që kanë ekzistuar më parë, para dy vitesh.

Vetë Serbia e Vuçiçi i kërkoi policisë, gjyqtarëve që të lënë punën, të braktisin objeketet zyrtare dhe tani Vuçiçi po mundohet me rikthy si fitore një statusquoe ante, mirëpo gjithë kjo që u bë për dy vite ishte për shkak të sjelljes së presidentit të Serbisë ndaj Kosovës dhe veçanërisht pjesës veriore të Kosovës.

Ajo që ka thënë Stano ishte thjesht riformulimi i atyre fjalëve, kërkesave të tyre që i kishin që disa vite.