FUSHATA/ Rama mbledhje urgjente me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë. Agjenda

Partia Socialiste vijon takimet dhe mbledhjet në kuadër organizimit dhe manaxhimit të fushatës zgjedhore pë vitin e ardhshëm.

Këtë të martë Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë një takim këtë të martë me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.

Mëson se takimi mes tyre do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve” në orën 14:00, ndërsa mes çështjeve që do diskutohen janë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vota e Diasporës.

Partia Socialiste e ka kthyer tashmë në traditë mbajtjen e takimeve me strukturat e saj, ku krahas organizmit të brendshëm kanë diskutuar edhe për objektivin kryesor, që sipas tyre është të fitorja e një mandati të katërt.

Pa humbur kohë, Partia Socialiste ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. Formacioni dhe emrat e  tyre u prezantuan në Asamblenë e Partisë, e cila u mbajt pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe të vendit:

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës- Emirjana Sako

Shkodër- Benet Beci

Lezhë- Ulsi Manja

Kukës- Pandeli Majko

Dibër- Blendi Gonxhe

Elbasan- Arbian Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Cuçi

Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla