Nebiu: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase

Analisti, Besim Nebiu në një intervistë në Ora News u shpreh se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase.

Nebiu: Maqedonia e Veriut është një shtet në të cilin gati 1/3 e popullatës e flet gjuhën shqipe.

Por një shtet në të cilin gjuha shqipe nuk ka trajtim status të barabartë me gjuhën maqedonase të cilën e flasin diku rreth 60% të popullatës.

Statusi kushtetues i gjuhës shqipe është gjysmak, nuk është kategori e cila barazohet përshembull me statusin e gjuhës serbe në kushtetuën e Kosovës e cila ka status të barabartë me gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase.