DYSHIMET PËR DEKONSPIRIM/ Detaje të reja nga hetimi i SPAK-ut, telefoni iu sekuestrua dhe kreut të Policisë së Elbasanit
Nën dyshimin e dekonspirimit të operacionit të arrestimit të anëtarëve të grupit Çopja në Elbasan Prokuoria e Posaçme ka sekuestruar një sërë aparatesh ytelefonikë të disa prej drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit dhe asaj lokale.
Kështu, një prej drejtuesve të tjerë të policisë të cilit i është sekuestruar telefoni në kuadër të operacionit të fundit të SPAK-ut mësohet se është Ilir Proda.
Ky i fundit mban postin e drejtorit të Policisë Elbasan dhe së fundmi ka shprehur kandidaturën për të qenë drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në pyetje deri më tani nga SPAK janë marrë dhe 3 drejtues policie që kanë pasur dijeni për operacionin.
SPAK ka nisur një hetim për dekonspirim sa i takon operacionit me 33 masa sigurie ku u godit aktiviteti kriminal i vëllezërve Çopja.

