Kurti: Roli i Qeverisë ka qenë dhe mbetet aktiv në mbrojtjen e grave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2024, 17:40
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se roli i Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe mbetet aktiv në mbrojtjen e grave në shoqëri.
Ai në mbledhjen e katërt të organizatës së Gratë për Vetëvendosje, ka thënë se shteti ka përgjegjësi të ndalojë çdo diskriminim dhe përjashtim
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, njëherësh kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Grave të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është konsideruar deri vonë si një institucion ku punësoheshin vetëm burra.
“Ne e kemi ndryshuar këtë dhe vetëm përgjatë kësaj periudhe janë punësuar 72 gra,” ka thënë ajo.
