Zgjedhjet e 2025-ës/ Kume: Reformë Zgjedhore nuk u bë, ne vazhdojmë të këmbëngulim

Ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News u shprehën se Reformë Zgjedhore nuk u bë.

Kume: Që Reformë Zgjedhore nuk është bërë, këtë e kanë pohuar vetë ata të cilët  bënë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Pohim të cilin të paktën përfaqësuesit e opozitës e kanë shoqëruar edhe me atë që neve kërkojmë që të vazhdohet të realizohet Reforma Zgjedhore për të pasqyruar nëpërmjet ndryshimeve që duhen bërë në kodin zgjedhor, rekomandimet e OSBE ODIHR.

Dhe për të pasqyruar në të njëjtën kohë edhe çfarë është kërkuar nga zgjedhësi shqiptar.

Drejtuesit e PS nuk janë shprehur nëse janë të gatshëm të vazhdojnë punën.