“Dumani rreshter i rilindjes”, Meta: Po marrin peng njerëz brenda opozitës për të…
Ilir Meta për Altin Dumanin: Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij SPAK-un në organizatë kriminale që mbron pandeshkueshëmrinë e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e tyre që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha.
Sikurse u ka ardhur radha shumë ish-ministrave që janë në burgje e në procese për shkak të veprimeve të paligjshme që kanë bërë duke marrë si garanci besën e Edi Ramës dhe po kështu është i angazhuar në një fushatë të errëshme kundër opozitës dhe po kështu e ka përdorur dhe e përdor institucionin e tij për të marrë peng njerëz brenda opozitës për të bërë diversion dhe për të krijuar forca të reja politike, në mënyrë që të lehtësoje sa të mundet regjimin e kalbur të Edi Ramës.
