Mandati i Xhaçkës/ Deputetja e PS-së, Spahiu: Problemi, paqartësia e krijuar në Parlament
Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu në një intervistë në Ora News u shpreh se për rastin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, problemi ishte paqartësia në parlament.
Spahiu: Mandati i Xhaçkës ka shumë kohë që diskutohet dhe ashtu siç jeni në dijeni, gjykata Kushtetuese e ka marrë një vendim kohë më parë për mandatin e Xhaçkës, të dërguar në gjykatë Kushtetuese sipas rregullit.
Megjithatë përsëri 1/5 e deputetëve mori vendimin për ta riçuar përëri në Kushtetuese.
Ne nuk kemi fare probleme për moszbatimin e vendimeve të gjykatës Kushtetuese.
Por problemi në rastin konkret dhe e them që të mos shërbejë edhe si precedent për raste të tjera, është paqartësia që është krijuar në Parlament në lidhje me këtë fenomen.
Pra janë dy vendime, për të cilat janë marrë, do të përcaktohet si do të ndodhi.
Pra rregullorja e përcakton me 1/10 ose 1/5, tani vendimarrja e deputetëve është individuale.
Për të përcaktuar një herë e mirë këtë paqartësi, se nuk është fjala vetëm për zonjën Xhaçka për të cilën tashmë Gjykata Kushtetuese e kishte marrë kohë më parë një vendim, por fjala është për precedentin.
Pra ne ndodhemi tani përpara një paqartësie se si do të procedojmë jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera.
Prandaj edhe vendimi ditën e enjte ishtë individual, dhe po presim një opinion të Komisionit të Venecias.
