Të shtënat me armë pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret: Autori i paidentifikuar! Ish-presidenti është i ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2024, 21:34
Detaje të tjera janë bërë publike për mediat nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura pranë ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas mediave amerikane, Trump nuk u lëndua, pasi të shtënat ndodhën pranë fushës së golfit në rezidencën e tij në Florida të dielën.
Personi përgjegjës për të shtënat nuk është identifikuar.
Shërbimi sekret njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Ish presidenti është i sigurt. Së shpejti do të kemi më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e agjencisë së shërbimit sekret.

