Turqi, shpërthim i madh në një fabrikë, të paktën 20 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2024, 17:34
Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi , duke plagosur të paktën 20 persona.
Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, duke vështirësuar edhe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.
Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 22 persona, dy prej të cilëve të intubuar.
Një punëtor i bllokuar u shpëtua. Kontrollet po vazhdojnë për të konfirmuar se askush tjetër nuk është brenda fabrikës.