FOTO/ Princi William dhe Mbreti Charles i urojnë publikisht 40-vjetorin e lindjes Princit Harry

Princi William dhe Mbreti Charles III i uruan Dukës së Sussex-it ditëlindjen e 40-të në rrjetet sociale të dielën në mes të ‘ndarjes’ së tij nga familja mbretërore.

"Duke i uruar Dukës së Sussex-it një ditëlindje të 40-të sot!" postoi në Twitter llogaria zyrtare e familjes mbretërore, të cilën e drejton zyra e Charles në Pallatin Buckingham, së bashku me një foto të vitit 2018 të Harry-t duke buzëqeshur ndërsa vizitonte Dogpatch Labs në Dublin, Irlandë.

Llogaria zyrtare në X e Princit të Uellsit dhe gruas së tij, Kate Middleton, ripostoi mesazhin nga familja mbretërore dhe shtoi: Dukës së Sussex-it i uroj një 40-vjetor të lumtur!

Hera e fundit që familja mbretërore e uroi publikisht ditëlindjen e Harryt ishte në shtator 2021. Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, lanë detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.

Edhe pse Harry nuk do ta kalojë ditëlindjen me babain apo vëllanë e tij, ai do të jetë i rrethuar nga dashuria dhe miqtë e ngushtë. Babai i dy fëmijëve po planifikon të festojë ditën e tij të madhe me një festë të organizuar nga Dukesha e Sussex, në Montecito, Kaliforni, ku ata banojnë.

Harry ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Charles dhe William, që kur u largua nga familja mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Amerikën e Veriut.