VIDEO/ Blushi: Banorët pranë Kopshtit Zoologjik notojnë mbi ujëra të zeza, s'ka kanalizime se taksat e qytetarëve i ka përpirë ''5D'' e Veliajt

Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se banorët pranë Kopshiti Zoologjik notojnë mbi ujërat  e zeza që përmbytin rrugën sa nis shiu.

Blushi në reagimin e tij shkruan se nuk ka kanalizime sepse taksat e qytetarëve i ka përpirë “kolektori” i organizatës kriminale 5D të Erion Veliaj.

Postimi i Blushit: 

Në kryeqytetin “më të pastër” të rajonit, banorët pranë Kopshtit Zoologjik notojnë mbi ujërat e zeza, që përmbytin rrugën sa nis shiu!

Nuk ka kanalizime sepse taksat e qytetarëve i ka përpirë “kolektori” i organizatës kriminale 5D të Erion Veliaj.