Akuzat e SPAK për Berishën: Nga Homeplan u paguan edhe këngëtarët e ftuar në fushatë
Prokuroria e Posaçme gjatë hetimit të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani realizoi edhe verifikimin e pasurive të personave në akzuë.
Në materialin prej 500 faqesh pasqyrohen vendimet për privatizimin por në të flitet për kohën e fushatës zgjedhore të vitit 2013, ku në vendin tonë ka ardhur këngëtari i njohur italian Riccardo i shoqëruar nga Elhaida Dani dhe me një gazetar italian.
Sipas dokumentave të ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës Fatmir Bektashi.
Më tej prokuroria shton se nga aktet e mbledhura rezulton se udhëtimi i këtyre shtetasve është kryer nga shoqëria Homeplan shpk me nje vlerë prej 676 250 lekësh.
Për qëndrimin në hotel thuhet se janë prerë fatura shitje 120 822 lekë edhe biletat e udhëtimit 3171.72 euro dhe automjet me qera sipas faturës bashkangjitur në vlerën e 770 euro, githsej 3941.72 euro ose në shumën totale 446 927 lekë.\
Nisur nga publikimi i eventit në media SPAK thotë se këngëtari italian Riccardo Cocciante, do të vijë në Tiranë përmes një njoftimi te Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ftesë të TKRS-së Visar Zhiti nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha.
Në lidhje më këtë vizitë SPAK ka kërkuar informacion pranë ministrisë së Turizmit ku i ka kërkuar të vendos në dispozicion praktikën në lidhje me vizitën e këngëtarit.
Në lidhje më këtë kërkesë ministria është shprehur se ministri Visar Zhiti i është drejtuar shtetases Nausika Spahia, Konsulle e përgiithshme e RSH në Milano duke i kërkuar mbështetjen dhe ndërhyrjen per t'i komunikuar kengëtarit Riccardo Cocciante për të marrë pjesë në ceremoni të veçantë.
Sipas agjendës këngëtari italian dhe Dani do të takoheshin edhe me presidentin e asaj kohe Bujar Nishanin, kryeministri Sali Berisha dhe ministrin Zhiti.
Të gjitha shpezimet sipas SPAK janë kryer nga shoqëria Homeplan.
