''Rikthehet'' Berisha nga shtëpia/ Myzyraj: Qëllimi i tij primar, për të mbrojtur veten. Jushi: I është përshtatur rrethanave

Gazetarët Isa Myzyraj dhe Denada Kola Jushi, në një intervistë në Ora News komentuan daljen në konferencë për mediat të ish kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme.

Myzyraj: Nga tetori kur ndaj tij u publikuan zyrtarisht hetimet, Berisha filloi duke bërë konferenca për shtyp çdo ditë me gazetarët.

Për tu ndërprerë me datën 30 dhjetor të vitit 2023 dhe për të mos u rikthyer për 8 muaj me radhë pra deri ditën e sotme.

Berisha e bëri këtë konferencë vetëm pak ditë pasi është vënë nën akuzë zyrtarisht nga prokuroria dhe sigurish që qëllimi i tij primar dhe kryesor është tanimë komunikimi drejtpërdrejtë me piblikun përmes konferencave për shtyp për dy arsye.

E para është për ti bërë një gjyq publik vetes pra për ta mbrojtur veten nga e gjithë akuza e SPAK.

Jushi: Mu duk në të gjithë tërësinë se si Berisha i përshtatet të gjitha rrethanava që jeta politike i ka sjellë.

E kem parë të mbajë fjalimin e tij para protestuesve që edhe ajo ishte një risi.

Tashmë është e ditur situata e tij, ai ka zgjedhjet parlamentare të përgjithshme që do të jetë pjesë kështu që është adaptuar me gjithë rrethanat dhe mendoj se ka bërë një zgjedhje të punosh nga shtëpia nëse mund ta quajmë në këtë pikë.