Festë për ''mbretin'' e Ohrit, Pogradeci i dedikon për herë të parë një ditë festive Koranit

Për herë të parë Pogradeci i kushtoi një festë Peshkut Koran, species unike që rritet vetëm në ujërat e liqenit të Ohrit.

Organizimit iu bashkuan restorantet që Koranin e kanë mbret të menysë.

Nga tava tek forma të tjera të gatimit u prezantuan në panair.

Të shumtë ishin turistët e huaj që iu gëzuan festës, krahas banorëve të Pogradecit apo të tjerëve të ardhur nga zona të tjera të vendit.

Konfirmuan se shija ishte në lartësinë e famës që korani ka.

"Vij nga Katania. më pëlqen shumë atmosfera dhe mirësjellja  e popullit shqiptar.

Në këtë festë provova peshkun koran, i cili është unik në botë, sepse rritet në këtë liqen dhe isha shumë kurioze.

Çdo gjë duket shumë bukur,  pashë nga afër gatimet e ndryshme të peshkut këtu dhe vërtetë më hapën oreksin, tani jam i uritur.

Është hera ime e parë këtu, më pëlqeu pamja, malet dhe liqeni këtu"

Kryetari i bashkisë së Pogradecit tha se festa e Koranit shënon mbylljen e sezonit veror për qytetin, dhe nisjen e aktiviteteve të vjeshtës.

Kjo periudhë konsiston edhe me pasurimin e liqenit me rasatë të rinj korani, që sipas ekspertëve të peshkimit çdo vit është në rritje.

Festivali i Koranit synohet të shndërrohet në një traditë.