Panairi i Librit në Tuz, marrin pjesë dhe shtëpi botuese nga Shqipëria
Komuna e Tuzit ka organizuar panairin e pestë të librit, një ngjarje kulturore e rëndësishme që tërheq vëmendjen e shtëpive botuese dhe dashamirësve të librit.
Ky panair synon të promovojë letërsinë, autorët dhe botimet e reja, duke krijuar një platformë për të lidhur lexuesit me krijimet më të fundit nga shtëpitë botuese të ndryshme.
Në këtë panair, morën pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, duke ofruar libra në fusha të ndryshme si historia, filozofia dhe arti.
Kjo ngjarje ndihmon gjithashtu në nxitjen e bashkëpunimit kulturor mes vendeve të rajonit dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta kulturore përmes librave. Në Panairin e Librit,Tuz 2024, janë të pranishme edhe botimet e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.
