Sula: Sistemi parauniversitar është në kolaps dhe greminë, janë 700 shkolla më pak në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 21:28
Në “Drejt” nga Luan Rama, Lili Sula pedagoge tha se sistemi parauniversitar është në greminë dhe se këtë vit është nisur me rreth 300 shkolla të mbyllura në rang vend.
Sula: Arsimi është në ditët e vet amë të zeza. Sistemi parauniversitar është në greminë. Ne kemi nisur këtë vit me rreth 300 shkolla të mbyllura në rang vend. Nëse shtojmë edhe arsimin e mesëm shkojmë në rreth 700 shkolla çka është një shifër tragjike.
Vetëm në qarkun e Korçës janë më pak 1800 nxënës dhe 6 shkolla të mbyllura. Pra, arsimi ynë është në një kolaps të tërë. Në këto 11 vite janë këto shifra zyrtare. Ne i bëjmë shkollat minimumi me 2 milionë euro dhe BE me standardet e veta e bën rreth 600 mijë euro.
