Me VIDEO/ Hati paditi veten në rrjetet sociale, policia ia merr “Porsche”-in që ia dhuroi Jashari “i famshëm”

Dy muaj pasi lavdëroi të shoqin për dhuratën e veccantë që influencerja e njohur Hati Brika, ka humbur “Porsche”-in që ia bleu jashari i famshëm i TikTok-ut

Kjo pasi Policia i ka ndaluar cciftin teksa kishin tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë dhe shkak është bërë publikimi pamjeve të frikshme në rrjetet e tyre sociale.

NJOFTIMI I POLICISË

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.