Heqja e pikëve të patentës, vetëm 185 persona nga 1 443 të riregjistruar e rifituan

Vetëm 185 persona, nga 1 443 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-shtator 2024.

“1 443 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.8 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, bën të ditur DPSHTRR. Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 24 riregjistrime, u paraqitën 14 kandidatë ku vetëm 3 prej tyre rezultuan fitues!

Sipas DPSHTRR-së, ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Heqja e pikëve të patentës, vetëm 185 persona nga 1 443