PAMJET/ Shkrumbohet "Benz"-i në aksin Fier-Levan, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjerja

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin  e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Automjeti ka qenë i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bënë të mundur shuarje e  zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.

Policia punon për zbardhjen e  rrethanave se si u shkaktua zjarri në automjet.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor "Fier-Levan", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin Gj. R..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.