Lufta në Ukrainë: Kievi i paraqet SHBA-së listën e objektivave ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 22:45
Në fund të gushtit, Ukraina i prezantoi SHBA-së një listë të objektivave të mundshëm në Rusi që Kievi synon të godasë gjatë fushatës së tij dimërore.
Lista përfshinte fusha ajrore të përdorura nga Rusia për të nisur sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës.
Qytete këto, të cilat janë brenda rrezes ATACMS (Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë).
Sipas ISW, në listë janë 245 objekte ushtarake dhe paraushtarake.
