''Lufta'' për Shtëpinë e Bardhë/ Eksperti Çika: Ja kush e fitoi debatin presidencial mes Trump dhe Harris
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se debatin presidencial në SHBA e fitoi Kamala Harris.
Çika: Të paktën qoftë nga ato që janë sondazhet paraprake, qoftë nga ato që ishin edhe sondazhe që bëheshin në kohë reale gjatë debatit nga burime të ndryshme mediatike në SHBA, por edhe në leximin e mëpasshëm qofta nga ato që janë mediat më prestigjioze, si në Amerikë por edhe në pjesën tjetër të botës flasin për një fitues të qartë të paktën në atë që është përkthimi në përqindje të zëvëndës presidentes aktuale.
Ndërrimi apo dhënia e stafetës dhe largimi nga kandidatura e presidentit aktual dhe dhënia e stafetës tek zëvëndes presidentia solli ndryshimin e gjithë konjukturës.
Mëshimi i deri në momentin e zëvendësimit kryesisht nga ish presidenti Trump ka qenë kundrejt aftësive se sa presidenti aktual do të mund që të drejtonte qoftë fushatën qoftë një presidencë të re të aftësive qoftë fizike por dhe për arsye të moshës.
Në debatin e djeshëm u duk qartazi që e gjithë kjo iu kthye në një boomerang Trumpit.
