45 të akuzuar për Banjskën, Dashevci: Kush ka sulmuar Kosovën, të shkojë pas hekurave
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 18:47
Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë në Ora News u shpreh se ata që sulmuan Republikën e Kosovës e kanë vendin pas hekurave.
Dashevci: Shpresoj që tani sa më shpejt ata që e kanë sulmuar Republikën e Kosovës, të gjenden aty ku e kanë vendin pra prapa grilave sepse tek e fundit Kosova është viktimë në këtë rast kurse ne jemi të sanksionuarit, prandaj me ngritjen e kësaj aktakuze do të qartësohet edhe situata se çka i ndodhi Republikës së Kosovës dhe si e sulmuan Republikën e Kosovës.
Është një punë e shkëlqyer e Prokurorisë së Kosovës, dhe është një hetim me një afat optimal duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me terrorizëm këtu.
Qytetarët e Kosovës e kanë dëshirën që sa më shpejt të ngrihen aktakuzat.
