Një shqiptar në Kuvendin malazez, Camaj: Shtatori ka nisur me aktivitete, lojëra me gjysmën e ligjeve
Ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, për të folur se sa e vështirë ka qenë adresimi i problematikave të shqiptarëve dhe si është parë edhe zëri në Kuvendin malazez.
"Sipas zakonit, Gushti dhe Shtatori duhet të ishin muaj pushimesh për parlamentin dhe asamblistat, mirëpo ne kemi pasur një muaj mjaft të dendur. Kështu ka nisur edhe Shtatori, me aktivitete të bollshme, me ligje që janë dashur të aprovohen në mënyrë të përshpejtuar, kështu ka qenë një gjallëri edhe gjatë Gushtit dhe fillimit të Shtatorit.
T'ju them të drejtën është hera e parë që nga ajo foltore të përshëndetet shqip, të flitet shqip, të komunikohet me deputetët e tjerë shqip, është një risi për të pranuar realitetin që ne jemi këtu", tha Camaj.
